Rama: Në 30 qershor, votimet do të kalojnë në qetësi. Tani, ndonjë budalla mund të dalë… – A2

Rama: Në 30 qershor, votimet do të kalojnë në qetësi. Tani, ndonjë budalla mund të dalë…

Kryeministri Edi Rama komentoi nga Vora dekretin e ri të Presidentit Ilir Meta për zhvillimin e zgjedhjeve në 13 tetor.

“E kisha parashikuar në Instagram përpara disa kohësh që fallxhorja do i thonte që zgjedhjet bëhen në tetor. Ky është muhabet filxhani, sepse zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Data e re doli sepse nuk u bllokua dhe nuk u ndalua dot 30 Qershori. Ata e kuptuan që në 30 qershor nuk bëjnë dot asgjë nga ato që kanë menduar gjithë kohës. E kuptuan që kjo lojë mbaroi, kështu që lajmi i mirë i datës së re është vetëm një: që në 30 qershor votimet do të jenë qetësi, nuk do të ketë problem”, deklaroi Rama.

“Tani, ndonjë budalla edhe mund të dalë, por në tërësi të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, që janë për t’i dhënë një shuplakë këtyre karnavaleve. Të dalin dhe ta zhysin votën fort fare pa ngurrim, pavarësisht nëse janë socialistë apo demokratë”, shtoi Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2