Rama për Vaun e Dejës: Shfaqje e egër e dëshpërimit të opozitës, do përballet me pasojat – A2

Rama për Vaun e Dejës: Shfaqje e egër e dëshpërimit të opozitës, do përballet me pasojat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter mbi ngjarjen në KZAZ-n e Vaut të Dejës, ku u hodh nga të panjohur një molotov.

Sipas kryeministrit, “sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurtë me turp ditën e dielë i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë #Ndëshkimi do jetë shembullor”.

Në një postim të më vonë Rama shtoi se “as kjo shfaqje turpi dhe asnjë shfaqje tjetër e këtij lloji, nuk e ndal dot më gremisjen e të katër aventurierëve në gropën që hapën për këtë popull e për këtë vend! Kush prek zgjedhjet për llogari të tyre do përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe pasojat e paralajmëruara”.

Shkarkoni aplikacionin e A2