Rama: Presidenti në shkarkim e sipër s’di hiç çfarë bën me dekretet. Arsye më shumë për të votuar të dielën

Kryeministri Edi Rama u shpreh se data e re e zgjedhjeve e Presidentit Ilir Meta është “një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30 QERSHOR”.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë u shpreh: “Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte nje togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur, mes shumë sendesh të karvaneve tregtare. Mbi të shkruhej greqisht “Kompani kafeje Export-Import” dhe dekretet e Haxhiut vuloseshin me të, pa e ditur as ai vetë ç’shkruhej mbi të! Ndërsa Haxhiu tjetër, Salvatori ynë Qametaj ose ndryshe, Presidenti ynë në shkarkim e sipër, e di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës”.

“Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30 QERSHOR; qetësisht e vendosmërisht, si shqiptarë pa dallim e as ngurrim, kundër karnavaleve të politikës  pa din e as iman”, shtoi Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2