SHBA, BE e OSBE kërkojnë vëzhgues për të dielën – A2

SHBA, BE e OSBE kërkojnë vëzhgues për të dielën

Në kulmin e debateve për njohjen ose jo të 30 qershorit mes politikës në Shqipëri, SHBA, BE dhe OSBE kërkojnë të kenë vëzhgues për zgjedhjet e së dielës.

Kërkesat e tyre janë bërë gjatë javës së kaluar dhe në shkresat e ndara, të dorëzuara pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, selitë diplomatike kërkojnë që të kenë përkthyes dhe vëzhgues ndërkombëtarë në zgjedhjet lokale.

Në letrën drejtuar kreut të KQZ, Klement Zguri, Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon atë dhe anëtarët e tjerë të komisionit për punën që po bëjnë për këtë proces zgjedhor të rëndësishëm. Akreditimet e tyre u miratuan në mbledhjen e sotme të KQZ.

Shkarkoni aplikacionin e A2