Sulme me kamikazë në Tunizi, objektivi ishte policia

Një seri sulmesh terroriste kanë goditur ditën e sotme qendrën e Tunisit, kryeqyteti i Tunizisë.

Sipas burimeve të Reuters, të paktën një polic ka ndërruar jetë ndërkohë që janë të paktën 9 të plagosurit.  

Akti terrorist dhe i koordinuar është ndërmarrë nga dy kamikazë që kanë vepruar në dy zona të ndryshme të qytetit. Shpërthimi i parë ka ndodhur në afërsi të rrugës kryesore, avenue de Bourghiba, jo larg ambasadës franceze. Sulmi i dytë ka ndodhur në hyrjen e një komisariati policie, ku ndodhen edhe repartet e Gardës.

Ende asnjë organizatë nuk ka marrë përsipër atentatin, që rikthen sërish tensionin në vendin arab.        

Shkarkoni aplikacionin e A2