Takimi i Metës me Bashën, Rama: Çdo vendim tjetër për datën, nul

Takimi i presidentit Meta me Lulzim Bashën nuk kaloi pa u komentuar nga Kryeministri Edi Rama gjatë kafes së zakonshme me kryebashkiakun Erion Veliaj në njësinë bashkiakë nr. 4.

Edi Rama tha se çdo datë tjetër zgjedhjesh është ‘nul’.

“Ata mund të bëjnë çfarë të duan, por kjo nuk ka asnjë rëndësi, vendimi është nul dhe nuk ka asnjë vlerë. Është kot, sepse këtu ka institucione. Presidenti nuk ka asnjë të drejtë, në asnjë rresht të Kushtetutës, mirëpo kur e lexon Kushtetutën si filxhan pastaj mund të fantazosh çfarë të duash”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2