Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Thirrja e PD Shkodër: Protestë para KZAZ nr.2 në mbrojtje të Kushtetutës

Nga A2 CNN
27 Qershor 2019, 13:37 | Politikë
Thirrja e PD Shkodër: Protestë para KZAZ nr.2 në mbrojtje të

Dega lokale e PD së Shkodrës u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin pasditen e së enjtes në një protestë paqësore përpara KZAZ numër 2 në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë që po rrezikohet nga arbitrariteti i kryeministrit Edi Rama.

PD i ka kërkuar KQZ-së që të lirojë ambientet që mbahen me forcë nga policia, pasi zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë.

“PD në Shkodër dhe Aleanca Qytetare u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në një protestë paqësore të organizuar sot në 20:00. Të gjithë bashkë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe kundër të keqes që ka pushtuar vendin. Ne e njohim dekretin e Presidentit, po ashtu edhe si KiE. Zgjedhjet më 30 qershor nuk do të ketë. Na lironi shkollat dhe çdo ndërtesë tjetër se po bëheni gazi i botës dhe mjerimi i shqiptarëve”, thuhet në deklaratën e PD-së së Shkodër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë