Tiranë, 7 zjarre në ditë nga bombolat e gazit

Me ngritjen e temperaturave javët e fundit, çdo ditë, një stacion zjarrfikëse në Tiranë ndërhyn në të paktën 7 raste. Kryesisht bëhet fjalë për rrjedhjen e gazit nga bombolat, një fenomen me pasoja shkatërruese. Në Kombinat të Tiranës u desh edhe ndërhyrja e zjarrfikëses së Universitetit Bujqësor.

Si duhet të veproni kur momentin ndodheni përballë bombolës në flakë? Specialistët japin disa këshilla të domosdoshme që duhen ndjekur nga qytetarët dhe bizneset, duke filluar nga më të thjeshtat, si hedhja e një batanijeje të lagur mbi bombolën që ka marrë flakë.

Gjithashtu, specialistët vazhdojnë të kërkojnë shtim të masave dhe kontrollit ndaj subjekteve të tregtimit të gazit. Është koha kur zjarrfikësit veç përballimit të flakëve në qytet do t’u duhet të merren me ato të maleve, që ndizen jo vetëm nga temperaturat e larta, por dhe nga dora e njeriut.

Shkarkoni aplikacionin e A2