Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Veliaj mbyll fushatën, kryebashkiaku: Më 30 Qershor votojmë për Tiranën

Nga A2 CNN
27 Qershor 2019, 22:01 | Politikë
Veliaj mbyll fushatën, kryebashkiaku: Më 30 Qershor votojmë

Erion Veliaj u ka bërë thirrje banorëve të kryeqytetit që të votojnë të dielën, pasi 30 qershor është konfirmuar edhe nga Shtetet e Bashkuara. Në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale, kryebashkiaku ka kërkuar mandatin që përkon me 100-vjetorin e qytetit, teksa ka premtuar se do të vazhdojë punën e nisur në çdo lagje.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përmbyllur fushatën zgjedhore në një miting me mbështetës në Sheshin Skënderbej. Kandidati i Partisë Socialiste u ka bërë apel qytetarëve që të votojnë më 30 qershor, për të siguruar një shumicë në Këshillin Bashkiak dhe për të vazhduar punën e nisur në kryeqytet.

Kryebashkiaku ka kërkuar një mandat të dytë, që përkon me 100-vjetorin e kryeqytetit, teksa ka premtuar më shumë çerdhe, shkolla, korsi biçikletash dhe infrastrukturë. Të dielën në fletën e votimit Veliaj kandidon përballë Arben Skënderit nga Bindja Demokratike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë