Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Zjarr në një KZAZ në Bushat, 3 policë të plagosur. Reagon Lleshaj; Probleme edhe në Tiranë

Nga A2 CNN
27 Qershor 2019, 20:56 | Kronikë

Qendra e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Bushat të Vaut të Dejës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Mendohet se mbështetës të opozitës i kanë vënë zjarrin KZAZ-së që ndodhet tek Shkolla Profesionale “Ndre Mjeda”.

https://a2news.com/2019/06/27/bardhi-asnje-militant-i-pd-se-nuk-ka-djegur-asnje-kzaz-ne-bushat/

Mësohet se 3 policë janë plagosur.

Ministri Lleshaj reagoi në Twitter: “Përsëri sulmohet me molotov një shkollë në Shkodër, si shenjë skizofrenie politike e PD për të penguar zgjedhjet. Kryetarët pa mandat nuk mund të mbajnë peng bashkitë me molotov. Ligji do të veprojë!”

https://a2news.com/2019/06/27/policia-250-simpatizante-te-pd-se-protestuan-te-kzaz-ja-9-te-shoqeruar/

Edhe në Tiranë ka probleme, pasi në KZAZ-në pranë Kombinatit po tentojnë të hyjnë disa persona.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani