80 milionë euro nga City, Isco në listën e Guardiola-s

Me rikthimin në stol të Zinedine Zidane te Reali i Madridit u mendua se do të hapej një kapitull i ri mes klubit dhe futbollistit spanjoll, Isco.

Mesfushori 27-vjeçar ka shkëlqyer gjithmonë nën drejtimin e francezit, por duket se tashmë ka dalë jashtë planeve të Zidane.

Zërat më të fundit në merkato e dërgojnë spanjollin te kampionët e Anglisë, Manchester City. Isco pëlqehet nga Pep Guardiola, i cili kërkon të plotësojë vendin e lënë bosh nga largimi i David Silva-s. “Sitizens” janë gati të paguajnë 80 milionë euro për të realizuar këtë operacion.

Shkarkoni aplikacionin e A2