Ademi: Kemi videon e sulmit ndaj KZAZ-së në Shkodër

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të kamerave në ambientet e Pallatit të Sportit, që shërben si KZAZ.

Ademi shtoi se “pamjet janë tashmë në dispozicion të Policisë së Shtetit dhe grupit hetimor dhe zbardhja e ngjarjes së rëndë dhe vënia para drejtësisë e autorëve, është e thjeshtë”.

VANDALËT QË THYEN PALLATIN E SPORTIT NË SHKODËR

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një grup vandalësh thyejnë derën kryesore të Pallatit të Sportit në Shkodër. Këto pamje janë tashmë edhe në dispozicion të Policisë së Shtetit dhe grupit hetimor dhe zbardhja e ngjarjes së rëndë dhe vënia para drejtësisë e autorëve, është e thjeshtë.Vandalët janë përplasur me Policinë Bashkiake dhe me Policinë e Shtetit që ishin në ruajtje të objektit pronë e Bashkisë Shkodër dhe e të gjithë qytetarëve.

Gepostet von Voltana Ademi – Faqja zyrtare am Freitag, 28. Juni 2019

Sot persona të paidentifikuar kanë shqyer me forcë derën e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”, duke dëmtuar qepenin e portës hyrëse të pallatit të sportit shkodran.

Shkarkoni aplikacionin e A2