Adoleshenti hero shpëton vogëlushen – A2

Adoleshenti hero shpëton vogëlushen

Po binte nga kati i dytë i pallatit, por fatmirësisht shpëtoi falë një “heroi” të vërtetë. Video dramatike, e kapur nga kamerat e sigurisë, tregon momentin kur dyvjeçarja bie dhe kapet nga një djalë, i identifikuar më pas si Feuzi Zabaat, 17 vjeç. Djali e sheh që vogëlushja është në rrezik dhe e pret me duar hapur duke e shpëtuar.

Ngjarja ka ndodhur në Stamboll, ku vogëlushja siriane Doha Muhammad, u pengua ndërsa po ecte pranë dritares së shtëpisë së saj, ndërsa nëna nuk e kishte mendjen sepse po gatuante. Feuzi duket se e ndjek me sy të gjithë episodin dhe përgatitet për ta pritur vogëlushen, duke e kapur mrekullisht. Një tjetër person afrohet për ta ndihmuar ndërsa adoleshenti përpiqet të qetësojë vajzën e shokuar. Sipas mediave turke, babai i vjazës mësohet se e ka shpërblyer 17-vjeçarin që i shpëtoi jetën të bijës.

Shkarkoni aplikacionin e A2