Ambasada britanike: 30 Qershori të jetë paqësor, por palët duhet të diskutojnë, dhe akuzat të hetohen

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka shpërndarë një deklaratë zyrtare në pritje të zgjedhjeve vendore të parashikuara nga ekzekutivi më 30 Qershor.

Britanikët janë të qartë ku deklarojnë se ”çdo thirrje për dhunë është e papranueshme”, që më datë 21 qershor “u pa një protestë tërësisht paqësore” dhe që pritet një standard i tillë edhe më 30 qershor, sepse “qytetarët kanë të drejtën për të votuar në mënyrë paqësore dhe të sigurt”.

Më pas ambasada i bën thirrje politikanëve shqiptar për vetëpërmbajtje “nga retorika zjarrvënëse dhe provokimet”, duke filluar një dialog konstruktiv, e vetmja mundësi për të zgjidhur ngërçin duke i lejuar vendit të përqendrohet në krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe reformën zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE-së”.    

Por deklarata nuk mungon të evidentojë që të hetohen “akuzat për korrupsion dhe krimet zgjedhore, si blerja e votës”, sepse “askush nuk është sipër ligjit”.

Shkarkoni aplikacionin e A2