Ambasadorja gjermane: Të sqarohen akuzat për vjedhje votash – A2

Ambasadorja gjermane: Të sqarohen akuzat për vjedhje votash

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, me anë të një deklarate për mediat ka reaguar në lidhje me 30 qershorit duke u bërë thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune.

“Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do  të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it”.

Më tej, Schütz thekson se duhet të sqarohen akuzat për vjedhje votash në zgjedhjet e kaluara.

“Të gjitha palët  duhet të tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjencitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi. Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani rëndësi vendimtare ka  rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese”.

Shkarkoni aplikacionin e A2