Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Basha: 30 Qershori, akti i fundit politik i Ramës

Nga A2 CNN
28 Qershor 2019, 22:55 | Politikë
Basha: 30 Qershori, akti i fundit politik i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike përmes një deklarate publike ka cilësuar ditën e pasnesërme, si “akti i fundit politik i Edi Ramës”, regjimi i të cilit sipas Bashës ka treguar fytyrën e vërtetë.  

Lideri demokrat i bëri thirrje mbështetësve të tij që datën e 30 qershorit të tregojnë vetëpërmbajtje, sepse “dhuna është oksigjeni që kërkon Rama për të mbijetuar, por nuk do të lejojmë që asnjë fije floku të asnjë shqiptari të bjerë”.

Historia e kryeministrit për Bashën është ajo dështimit më spektakolar të politikës shqiptare. Për Bashën, “Rama në 2013 pati mbështetje të madhe, mund të bënte gjera të mëdha,  por e tradhtoi besimin” sepse “ishte i kapur nga krimi qysh ditën e parë”.  

Kryedemokrati nënvizoi më pas se për ata që ”mendojnë se me Ramën funksionon gjuha institucionale, le të kujtojnë dekriminalizimin, ku vetëm bojkoti i Parlamenti solli largimin e Roshajve dhe Frrokrave, edhe pse Rama i mbrojti deri në fund”.

Basha cilësoi aksionin opozitar si tejet të vështirë ku shpesh “prej nesh kërkohesh gjithçka, e prej të tjerëve asgjë, kemi pranuar sulmet sepse jemi ndjerë të përgjegjshëm. Por nuk ulëm kokën”.

Lideri i PD-së pohoi se edhe në kampin opozitar janë bërë “gabime, ka shumë gjëra që do të doja t’i kishim bërë ndryshe”, por që ka qenë “i padiskutueshëm përkushtimi ynë për interesin publik” dhe se pa bojkotet, çadrën, djegien e mandateve, “ Rama do të ishte sërish rilindas, Tahiri, Xhafaj  dhe Ahmetaj sërish ministra, Dako dhe Sejdini në mandatin e katërt” .  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu