Basha: Shkarkimi i Hilës, hakmarrje personale e Ramës

Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e quajti të paligjshëm shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila. “Edi Rama ka shkarkuar në shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës, Zef Hilën. Është një hakmarrje personale, një vendim personal i Edi Ramës që përdor Këshillin e Ministrave si ËC publike, dhe mercenarit Sandër Lleshajt, një njeri i pazgjedhur, për ta ndërsyer kundër njerëzve dhe opozitës. Nuk ka asnjë arsye për këtë shkarkim. Zef Hila nuk ka qenë i pranishëm as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër në incidentin e djeshëm në KZAZ”, tha Basha.

Basha e quajti incidentin e një ditë më parë në Vaun e Dejës si të organizuar nga Qeveria. “Ajo që ndodhi në Vaun e Dejës është një skenar i organizuar nga Edi Rama dhe Tom Doshi. Ne nuk do ta lejojmë këtë plan anti shqiptar, ndaj ju bëj thirrje qytetarëve; mos bini pre e provokimeve dhe skenarëve kriminalë të Edi Ramës. Ne jemi të fortë, jemi shumica. E dimë cila është rruga përpara dhe nuk ka asgjë që na kthen mbrapsht”, shtoi kreu i PD.

Shkarkoni aplikacionin e A2