Bushati: Basha hedh zjarrin dhe fsheh dorën – A2

Bushati: Basha hedh zjarrin dhe fsheh dorën

Deputeti i PS, Ervin Bushati, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, ishte i ftuar në Ditarin e orës 13:00, nga ku foli për 30 qershorin dhe situatën e tensionuar.

“30 qershori është një ditë shumë e rëndësishme në historinë e Shqipërisë, pasi po kthehet në një referendum për drejtësi. Nëse do të kishte shqiptar që mendonte se reforma në drejtësi do të ishte një lundrim i qetë në det të hapur, me diell dhe pa re, duhet të ishte më realist dhe të kuptonte që kjo do të ishte dita që ata që kanë frikë nga kjo reformë do ta pengonin atë. Ky është një referendum për drejtësinë”, tha Bushati.

Më tej, ai foli për ngjarjen e një dite më parë në KZAZ-në në Vaun e Dejës. “Më vjen keq për ngjarjet e ndodhura në shkollën që mban emrin e një atdhetari si Ndre Mjeda të digjet në mënyrë brutale, si të ishim në kohën e barbarëve. Shfaqje më të shëmtuar nga opozitës nuk mund të gjendet. Unë prisja që zoti Basha të dilte dhe të thoshte një fjalë kundër dhunës, por nuk tha asnjë fjalë. Ai e inskenon dhe është organizatori i vetëm i dhunës. Të gjitha protestat janë inskenuar nga zotin Basha, Berisha e të tjerë, të cilët kanë frikë nga reforma në drejtësi. Po qe për të djegur të dalë zoti Basha i pari, të mos hedhë zjarrin dhe të fshehë dorën”, tha Bushati.

Shkarkoni aplikacionin e A2