Debati televiziv i demokratëve, Biden dhe Sanders “humbësit e mëdhenj” të natës së dytë

Joe Biden dhe Bernie Sanders janë dy humbësit e mëdhenj të natës së dytë të debatit televiziv të kandidatëve presidenciale demokratë. Ish Zëvendëspresidenti amerikan, që cilësohet favorit në garën brenda demokratëve, u kritikua ashpër për bashkëpunimin e tij me senatorë fanatikë dhe për kundërshtimin e një politike për diversitetin në shkolla.

Senatorja e Kalifornisë, Kamala Harris, e cila mund të konsiderohet dhe fituesja e këtij debati, e shndërroi Biden në një shënjestër sa i përket racizmit.

 “Ishte e dhimbshme t’iu dëgjoja tek flisnit lidhur me reputacionin e dy senatorëve amerikanë, të cilët e ndërtuan karrierën e tyre në ndarjen racore në këtë vend. Nuk ishte vetëm kjo, ju gjithashtu punuat me ata për të kundërshtuar dërgimin e fëmijëve të bardhë me autobus në shkollat me shumicë me ngjyrë” deklaroi kandidatja Kamala Harris.

 “Unë nuk mbështeta racistët. Kjo nuk është e vërtetë”, u përgjigj Biden. I vetmi moment kur Biden mori mbështetjen e publikut në këtë debat, ishte kur përmendi ish presidentin Barak Obama.

Sa i përket Bernie Sanders, kandidatët e tjerë e sulmuan atë lidhur me shpenzimet e tepruara dhe planin e tij ekonomik. Për të financuar humbjet e mëdha, Sanders theksoi se do të rriste taksat për shtresën e mesme.

Ndërkohë të 10 kandidatët demokratë lëshuan sulme ndaj presidentit, Donald Trump, dhe premtuan se do të fitonin ndaj tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Shkarkoni aplikacionin e A2