Djegia e KZAZ-së në Bushat, Lleshaj: Kryebashkiaku do të shkarkohet

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një konferencë për mediat mesditën e sotme, reagoi në lidhje me djegien e KZAZ-së në Bushat një ditë më parë.

Lleshaj u shpreh se do të propozojë shkarkimin e kryebashkiakut, ndërsa tha të se të njëjtin fat do të kenë edhe kryetarë të tjerë bashkish që do të përdorin autoritetin e tyre për të penguar zgjedhjet.

“Për arsye të shkeljeve të rënda të detyrës dhe të ligjit, të cilat kulmuan mbrëmë me sulmin ndaj KZAZ, të realizuar nga punonjës së bashkisë së Vaut të Dejës, kryetari i saj do të shkarkohet sot nga detyra me propozim të ministrit të Brendshëm. Të njëjtin fat do të ketë cilido që autoritetin e kryebashkiakut do ta përdorë për të penguar zgjedhjet, duke i lejuar punonjësit e bashkisë të sillen si forca të dhunshme paramilitare. Askush nuk do të lejohet të krijojë destabilitet dhe pasiguri”, tha Lleshaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2