Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hapet me një korsi “bypass”-i i Fierit

Nga A2 CNN
28 Qershor 2019, 15:28 | Aktualitet
Hapet me një korsi “bypass”-i i Fierit

Automjetet që lëvizin në drejtim të Vlorës apo pjesës tjetër të jugut, tashmë do të kenë mundësi të evitojnë trafikun në qytetin e Fierit, që krijohej veçanërisht gjatë verës.

“Bypass”-i i Fierit është hapur pjesërisht për automjetet në njërin drejtim të lëvizjes, duke shkurtuar ndjeshëm distancën me Vlorën.

Aksi është inspektuar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, të cilët kanë zbuluar edhe afatin për përfundimin e plotë të veprës.

“Në nëntor hapet edhe tjetra. Për 28 Nëntorin e kemi me të dyja”, tha Rama.

Brenda dy javëve pritet të përfundojnë punimet edhe për vënien në funksion të kryqëzimit të Levanit, i cili do të bëjë të mundur kalimin në këtë aks rrugor të mjeteve të cilat lëvizin në drejtim të Tepelenës dhe anasjellas.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli