Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kualifikim drithërues për Brazilin, hero bëhet portieri

Nga A2 CNN
28 Qershor 2019, 09:32 | Futboll

Brazili është kualifikuar mes drithërimave në gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës. Koha e rregullt përballë Paraguait u mbyll me rrejta të paprekura, me ndeshjen që ju drejtua goditjes së penalltive.

Portieri Alisson ishte vendimtar me pritjen e tij, ndërsa Paraguai gaboi dy hera nga pika e bardhë duke bërë ‘të harrohet’ penalltia e humbur nga sulmuesi Firmino që për pak mund t’i shkaktonte përfaqësueses ‘Seleçao’ eliminimin.

Brazili mund të përballet në fazën tjetër me Argjentinën që do të ishte një finale e parakohshme, gjithmonë nëse skuadra e Leo Messit do të kalojë me sukses sot çerekfinalen ndaj Venezuelës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë