Lufta SHBA-Huawei, fuqizohet kompania Nokia

Fushata amerikane kundër kompanisë kineze Huawei ka fuqizuar kompaninë e celularëve Nokia.

Situata politike e krijuar i ka hapur dyert kompanisë e cila ka rritur ndjeshëm shitjet gjatë kësaj periudhe aspak të favorshme për gjigandin kinez të celularëve. 

Nokia ka nënshkruar 43 marrëveshje tregtare në rrjetin 5G në mbarë botën, duke rrëmbyer një pjesë të konsiderueshme të tregut.

Nokia gjithashtu ka rritur biznesin e saj në Australi, Zelandën e Re si dhe Shtetet e Bashkuara, aty ku fuqia e rivalit Huawei po dobësohet ndjeshëm për shkak të problemeve me të cilat po përballet kompania. 

Presidenti amerikan Donald Trump mori masa drastike ndaj gjigandit kinez pasi e vendosi atë në listën e zezë të tregtisë, duke bllokuar zhvillimin e biznesit me kompanitë amerikane.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN