Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Meta: Mos bini pre e provokimeve, respektoni votimet socialiste

Nga A2 CNN
28 Qershor 2019, 11:26 | Politikë
Meta: Mos bini pre e provokimeve, respektoni votimet socialiste

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje njerëzve që të respektojnë bashkëqytetarët që do të shkojnë të votojnë në 30 qershor, në ato që ai i quan “zgjedhje socialiste”.

“Nga dje, data kushtetuese e zgjedhjeve vendore është 13 tetor 2019. Situata është e qartë dhe e padiskutueshme nga ana ligjore dhe kushtetuese. Gjithsesi kryeministri po insiston për të shkuar në votime socialiste në datën 30 qershor 2019. Ju këshilloj ta merrni atë me qetësi e mençuri, dhe të mos bini pre e provokimeve, sepse ato u shërbejnë vetëm atyre që duan të legjitimojnë kapjen totale të shtetit dhe instalimin e një regjimi njëpartiak”, shkruan Meta.

https://a2news.com/2019/06/27/meta-zgjedhjet-me-13-tetor-rama-te-mos-krijoje-shtet-paralel/

“T’i respektojmë dhe të mos konfrontohemi me të gjithë ata bashkëqytetarë që do të shkojnë në këto votime socialiste.  Konfrontimi dhe dhuna nuk i shërben Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane, dhe sidomos bashkëjetesës sonë qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet dhe në të gjithë shoqërinë tonë. Mos u nervozoni nga provokimet që do t’ju bëhen për t’ju çuar drejt dhunës. Ndoshta e teproj, por për t’i shijuar tamam votimet socialiste dhe për t’ju rikthyer qoftë dhe për 1 ditë asaj periudhë 45-vjeçare, shoqërojini me dajre e daulle si njëherë e një kohë. Ata vetë do votojnë, vetë do t’i numërojnë”.

https://a2news.com/2019/06/28/rama-meta-leter-dashurie-pas-djegies-se-kzaz-se/

Duke konfirmuar edhe një herë se dekreti i tij i një dite më parë për të zhvilluar zgjedhjet në 30 tetor, Presidenti shton: “Të gjithë shqiptarët së bashku, në mënyrë demokratike, të fshehtë, të lirë dhe të ndershme do të zgjedhin vetëm në 13 tetor 2019”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë