Rama akuzon Bashën: Po edhe për atë “kryekëshilltarin e Merkelit” paske gënjyer mor burrë! – A2

Rama akuzon Bashën: Po edhe për atë “kryekëshilltarin e Merkelit” paske gënjyer mor burrë!

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter, shprehet se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka gënjyer për këshilltarin e CDU-së, Martin Hemcen.

“O Artist po ç’bëhet kështu o vëlla, po edhe për atë “kryekëshilltarin e Merkelit” paske gënjyer mor burrë! Për atë Martin Hemcen e kam llafin që CDU thotë tani s’e njohim fare(!), kurse ti na pate thënë se ai bëri programin bombastik ekonomik të PD me porosi direkt nga Merkeli”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetin social.

“Apo thuaj rrena është më e kollajshme se puna e shyqyr që janë qimrat.net bahrifallirakipi.lesh me krasten.com e me andilubonjen.al dhe shit rrena se i ha populli, siç i hëngrën deputetët e kryebashkiakët kur u the Gjermania është me revolucionin”, shtoi Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2