Rama përdor rimën kundër opozitës: Saliu me automatik, Luli me matrapik…

Kryeministri Edi Rama, në prag të mitingut në Vlorë, i quajti protestuesit e opozitës “çeta haxhiqamiliste e Vlorës” dhe përdori rimën për të ironizuar Sali Berishën, Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

“Ja dhe çeta haxhiqamiliste e Vlorës gati për antimitingun enverist të radhës, “Rama Ik”, ku mungon vetëm Saliu me automatik, Luli me matrapik, Iliri me llastik dhe Fallxhorja me zhapik, po ama turpi i ngrënë me bukë vazhdon sistematik dhe revolucioni është bërë mekanik”, shkruan Rama në rrjetin social.

Shkarkoni aplikacionin e A2