Rama publikon urdhrin e Voltana Ademit: Ç’është ky pasion për punë në ditë pushimi?

Kryeministri Edi Rama publikoi në Twitter një urdhër të krytares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila ka urdhëruar caktimin e ditës së shtunë dhe të dielë si ditë pune.

“Dhe meqë jemi tek dora jote e fshehur dhe gurët e tu të hedhur, po këtë shkresën e kësaj Qamile Haxhiut të Shkodrës e ke urdhëruar ti apo e ka bërë në kokë të vet kjo molotokratja? Dil sqaroje Artist ç’është ky pasion për punë në ditë pushimi në një bashki që ka 4 vjet në gjumë”, shkruan Rama në rrjetin social.

Shkarkoni aplikacionin e A2