Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Samiti G20 në Japoni, Trump i drejtohet Putin: Mos ndërhyni në zgjedhjet tona

Nga A2 CNN
28 Qershor 2019, 10:50 | Bota
Samiti G20 në Japoni, Trump i drejtohet Putin: Mos ndërhyni në

Presidenti amerikan, Donald Trump, arriti në Japoni pas 15 orësh udhëtim nga Uashingtoni. “Ne jemi vendi më i përfolur në botë për momentin dhe të gjithë dëshirojnë një pjesë tonën”, tha Trump.

Mes liderëve me të cilët Trump bisedoi, ishte dhe Presidenti rus, Vladimir Putin. “Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe ne do të kalojmë momente mjaft të mira së bashku. Rezultate të shkëlqyera do të dalin nga kjo marrëdhënie”.

Kjo është hera e parë që dy liderët takohen pas përfundimit të hetimit të Prokurorit Special, i cili zbuloi se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

“Mos ndërhyni në zgjedhjet tona, zoti President. Thjeshtë mos ndërhyni”. Të shtunën, Trump do të takohet me homologun Kinez, Xi Jingping. Rezultati i bisedimeve të tyre për tregtinë do të ketë një efekt të rëndësishëm në ekonominë botërore. Në G20 do të shqyrtohet dhe çështja e tensioneve mes SHBA-ve dhe Iranit. Presidenti amerikan tha se shpreson që kjo çështje të zgjidhet me diplomaci, por nuk përjashton zgjidhjen ushtarake. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë