Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shkarkimi i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Rama i përgjigjet Bashës

Nga A2 CNN
28 Qershor 2019, 15:50 | Politikë
Shkarkimi i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Rama i

Kryetari i PD, Lulzim Basha e quajti hakmarrje personale të Edi Ramës shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila. Por nuk ka vonuar përgjigja e Kryeministrit Rama.

“Artist, dil jepi xhevap Zef Hilës që tha shkollën e dogje ti me atë fotokopjen e shëmtuar të enveristëve më kokëboshë të 91shit, Aleanca e Demokratëve a si e quan ti! Dil Artist, se është koha të marrësh përgjegjësi për dyfytyrësinë e javës së fundit, hidh gurin e fshih dorën”, shkruan Rama në Twitter.

Më herët, krey i Bashkisë së Vaut të Dejës, Hila, tha për A2 CNN se nuk kishte qenë fare prezent në protestë. “Unë distancohem nga dhuna dhe këtë e dinë të gjithë që në bashkinë e Vaut të Dejës nuk ka pasur akte dhune. Nuk është organizuar nga bashkia, por nga aleanca e qytetarëve”, tha Hila.

A2 CNN Livestream

Dita jonë