U shkarkua nga detyra, Hila për A2 CNN: Pres organet e drejtësisë të shprehen

Me propozim të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe vendim të Këshillit të Ministrave, Zef Hila u shkarkua nga posti i kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës për protestat e një dite më parë, ku u dogj KZAZ-ja në Bushat.

Hila foli për A2 CNN, duke reaguar në lidhje me vendimin. Ai u shpreh se ministri dhe kryeministri janë dezinformuar. Ai thotë se nuk ka marrë pjesë në protestë, ndërsa shton se do të presë organet e drejtësisë të shprehen.

“Nuk kam informacion, nuk e kam parë dhe nuk kam pasur asnjë komunikim zyrtar. Do të pres organet e drejtësisë që të shprehen. Është e vetmja protestë që unë nuk kam qenë prezent në protestë. Kjo është e dokumentuar. Kam qenë shumë larg, me dy miq të mi. Ndaj, mendoj se ministri është i dezinformuar, e për pasojë edhe Kryeministri.

Më 30 qershor do të ketë protestë. Unë do të jem në krye. Dekreti ka një datë, më 13 tetor. Unë distancohem nga dhuna dhe këtë e dinë të gjithë që në bashkinë e Vaut të Dejës nuk ka pasur akte dhune. Nuk është organizuar nga bashkia, por nga aleanca e qytetarëve, ka pasur nga administrata. Ata janë qytetarë. Ne i kemi kërkuar KZAZ-së të lirojë ambientet”, u shpreh Zef Hila.

Shkarkoni aplikacionin e A2