Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Vijon “ferri” në Europë, alarm i kuq në Francë pas temperaturave rekord

Nga A2 CNN
28 Qershor 2019, 15:52 | Bota

Franca dhe Spanja janë dy shtetet më të goditura nga vala e të nxehtit që po përvëlon prej disa ditësh Europën.

Temperaturat ekstreme të larta pritet të kalojnë rekordin e vitit 2003, ku humbën jetën mijëra persona, me termometrin që do të arrijë deri në 45 gradë celsius. Shërbimi kombëtar i motit në Francë vendosi në zbatimin alarmin e kuq, i cili është i paprecedentë, për 4 rajone në jug të vendit. Pjesa tjetër mbetet nën alarmin ngjyrë portokalli. Kryeministri francez, Edouard Philippe njoftoi mbylljen e shkollave dhe shtyrjen e provimeve të lirimit, ndërsa ftoi qytetarët që të bëjnë kujdes pasi vala e të nxehtit është shumë e rrezikshme.

“Dua t’iu them bashkëqytetarëve se mobilizimi është gjithëpërfshirës në çdo zonë dhe ministri. Ky është një moment që ne duhet ta marrim shumë seriozisht, as ta mbivlerësojmë apo nënvlerësojmë, sepse është në rrezik e gjithë popullata”, tha Edouard Philippe, kryeministër i Francës. Ndërkohë, situatë të vështirë me të nxehtin po kalon dhe Spanja. Zjarrfikësit po luftojnë kundër vatrave më të këqija të flakëve në 20 vitet e fundit në Katalonjë. Meteorologët theksojnë se kjo situatë e rëndë është krijuar nga ajri i thatë që vjen nga veriu i Afrikës dhe nga presioni i lartë atmosferik mbi Europën qendrore. Ekspertët fajësojnë ndryshimet klimatike për këto temperatura të larta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë