Zyrtare: Milan mbetet jashtë Europës – A2

Zyrtare: Milan mbetet jashtë Europës

Tashmë është zyrtare, Milan është përjashtuar nga faza e grupeve të Europa League për sezonin 2019-2020. Vendimi është marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, CAS.

“Milan është përjashtuar nga pjesëmarrja në kompeticionet e UEFA-s për klube për sezonin 2019-2020, për shkak të shkeljes së detyrimeve të “Fair Play”-t financiar për periudhat 2015/2016/2017 e 2016/2017/2018″, thuhet në komunikatën e CAS.

Klubi italian ishte kualifikuar për fazën e grupeve të Europa League pasi zuri vendin e pestë në kampionat.

Shkarkoni aplikacionin e A2