Basha: Nga dhuna nuk përfiton askush përveç Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u bëri thirrje qytetarëve që të mos kryejnë akte dhune ditën e nesërme, pasi, sipas tij, “nga dhuna nuk përfiton askush përveç Edi Ramës”.

“E vetmja mënyrë që të mos kishte votime nesër ishte mënyra e dhunshme, që nuk do të prodhonte fitime politike, por do të linte plagë të hapura. Unë dhe demokratët nuk besojmë te dhuna dhe sot i them çdo demokrati që të jetë krenar duke mos rënë pre e dhunës së orkestruar nga Edi Rama. Falë kurajos së demokratëve ky regjim është plagosur për vdekje”, deklaroi Basha.

Kreu demokrat pranoi se “ka shumë njerëz që mendojnë se Edi Rama nuk kupton asnjë gjuhë tjetër përveç dhunës”, por shtoi se ai nuk beson se “dhuna është zgjidhja”.

“Unë besoj se forca jonë qëndron te bashkimi, durimi dhe kurajoja jonë. Asnjë pushtet politik që del nga dhuna nuk ka sjellë kurrë gjë të mirë për popujt. Nga dhuna nuk përfiton askush përveç Edi Ramës. Dhuna dhe viktima i vlejnë vetëm Ramës, i cili kërkon të sigurojë pretekstin e kundërshtarit të dhunshëm. Rrëzimi i Edi Ramës nuk vjen duke përplasur shqiptarët me njëri-tjetrin. Fundi i Edi Ramës po vjen nga braktisja dhe izolimi i tij. Ky fund është pranë”, theksoi Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2