“Çmendet” Wesley Snejder. Krejtësisht i dehur, dëmton një makinë dhe arrestohet – A2

“Çmendet” Wesley Snejder. Krejtësisht i dehur, dëmton një makinë dhe arrestohet

Wesley Sneijder e ka tepruar me pijen disa net më parë, duke detyruar policinë lokale ta ndalojë për disa orë.

Ish-mesfushori i Real Madrid dhe Inter, i cili aktualisht luan për Al Gharrafa në Katar, ka dëmtuar një makinë duke qenë në gjendje krejtësisht të dehur. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Dëmi që i ka shkaktuar Sneijder makinës ishte 6000 euro, shifër të cilën fantazisti e ka paguar kur i ka dalë pija.

Shkarkoni aplikacionin e A2