Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Feronikeli, kualifikim historik në turin e parë të Champions League

Nga A2 CNN
29 Qershor 2019, 17:22 | Futboll
Feronikeli, kualifikim historik në turin e parë të Champions

Feronikeli ka shkruar historinë duke u kualifikuar për herë të parë në historinë e klubit në turin e parë të Champions League.

Skuadra kampione e Kosovës bëri mrekullinë në finalen e fazës paraeleminatore përballë Santa Kolomas nga Andorra. Feronikeli u ndëshkua pak sekonda pasi të mbetej me 10 lojtarë në pjesën e dytë, por skuadra nga Drenasi tregoi karakter duke reaguar në minutën e 58 me Zekën dhe pak minuta nga fundi nëpërmjet sulmuesit Rexha, duke marrë kështu një fitore historike.

Në turin e parë të Champions-it, Feronikeli do të përballet me kampionët e Uellsit, The New Saints.

A2 CNN Livestream

Dita jonë