Hamilton shet avionin privat që përdorte për qenin

Lewis Hamilton ka shitur avionin e tij privat që vlerësohet të kushtojë 25 milionë paund. Kampioni i Formula 1 e kishte blerë aeroplanin Bombardier Challenger 605 në vitin 2013 dhe e përdorte rregullisht edhe për të transportuar rregullisht qenin e tij bulldog, Coco.

Por sipas mediave britanike, Hamilton vendosi ta shesë mjetin pasi nuk po e përdorte më aq shumë sa të justifikonte kostot e mirëmbajtjes dhe nuk përputhej më me pikëpamjet e tij për ndotjen e mjedisit. Avioni ishte i loguar me inicialet e pilotit G-LCDH – Lewis Carl Davidson Hamilton – por tashmë ka marrë një identitet të ri.

Hamilton, i cili ka kaluar në një dietë tërësisht të bazuar mbi produkte bimore, ka folur disa herë për çështjet e ambientit dhe ndryshimet klimatike.

Shkarkoni aplikacionin e A2