“Jam Dëshmitar i Jehovait”, 31-vjeçari tërhiqet nga basketbolli dhe heq dorë nga kontrata prej 12 milionë $

Lajmi surprizë i ditës në basketboll ishte tërheqja e Darren Collison, i cili lë karrierën në moshën 31-vjeçare, pasi shkëlqeu në dy vitet e fundit me Indiana Pacers në NBA.

Përveç karrierës, ai hoqi dorë edhe nga një kontratë e re prej 12 milionë dollarësh për t’iu përkushtuar Dëshmitarëve të Jehovait.

“Edhe pse e dashuroj basketbollin, e di që ka diçka më të rëndësishme se ai: familja dhe feja. Jam Dëshmitar i Jehovait dhe feja ime është gjithçka për mua. Marr shumë gëzim nga vullnetarizmi duke ndihmuar të tjerët. Prandaj kam vendosur që të tërhiqem nga NBA”, është shprehur Darren Collison.

Lojtari 31-vjeçar ishte i lirë dhe sipas mediave amerikane nuk i mungonin ofertat nga ekipet më në zë të basketbollit amerikan.

Shkarkoni aplikacionin e A2