Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Leje për të votuar, kërkesa në gjykatën e Tiranës, vetëm 13 në rrethe

Nga A2 CNN
29 Qershor 2019, 11:37 | Aktualitet
Leje për të votuar, kërkesa në gjykatën e Tiranës,

Në kulmin e debatit politik dhe publik parazgjedhor, plot 77 persona i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës për të fituar të drejtën e votës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Sipas Kodit Zgjedhor, leje votimi në gjykatë kërkojnë qytetarët që nuk gjejnë emrin në lista, apo në rastet kur i kanë me gabime. Deri mesditën e së premtes, kërkesat për leje votimi në Gjykatën e Tiranës i përkisnin personave që vuajnë një dënim, apo masë “arresti në burg” në burgjet e kryeqytetit.  

“Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka marrë të gjitha masat për të pritur kërkesat për leje votimi. Këto kërkesa do të shqyrtohen ditën e shtunë dhe ditën e diel deri në orën 13:00. Pasi sipas ligjit, kërkesat duhet të shqyrtohen 6 orë përpara mbylljes së votimit” deklaroi Alba Nikolla, përgjegjëse për marrëdhëniet me publikun në Gjykatën e Tiranës.

Sipas të dhënave zyrtare, në zgjedhjet vendore të vitit 2015, në Gjykatën e Tiranës, janë depozituar 83 kërkesa për leje votimi, ndërsa në parlamentaret e vitit 2017 plot 81 të tilla. Ndryshe është situate në rrethe. A2CNN ka mësuar se në Gjykatën e Elbasanit janë depozituar 4 kërkesa për leje votimi, ndërsa në atë të Durrësit, 9 kërkesa. Të gjitha këto kërkesa do të shqyrtohen nga gjyqtarë të seksionit civil, që këtë fundjave do të jenë në gatishmëri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë