Maqedonia e Veriut mban paradën e saj të parë të komunitetit LGBT

Ditën e sotme rrugët qendrore të Shkupit u mbushën nga ngjyrat e ylberit, që përfaqëson flamurin e komunitetit LGBT.

Për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, u mbajt parada e Gay Pride, që mblodhi qindra përfaqësues të komunitetit, por edhe mbështetës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Parada u zhvillua qetësisht, në kujtimin e 50 vjetorit të protestave në Nju Jork, ku për herë të parë u mblodhën pjesëtarë të komunitetit për të kërkuar të drejtat e tyre.

Gjithsesi, një grup konservator organizoi një protestë paralele, duke promovuar vlerat tradicionale, por nuk pati kontakte mes palëve.

Në Ballkan vende si Shqipëria, Kosova dhe tani Maqedonia kanë mikpritur zhvillimin e Gay Pride, në Bosnje një event i tillë pritet në vjeshtë, ndërsa përballje më të rënda ka patur në Serbi, edhe pse vetë kryeministrja Ana Brnabic ka deklaruar përkatësinë në këtë komunitet.

Shkarkoni aplikacionin e A2