Mbappe s’dëshiron të rinovojë me PSG, Reali në pritje

PSG nuk po kalon një periudhë të mirë. Ndonëse në vitet e kaluara ishte skuadra më aktive në blerje lojtarësh, këtë vit po ndodh krejt e kundërta. Yjet po tentojnë të largohen nga kryeqyteti francez!

Pas largimit të Rabiot, Buffon, Dani Alves e Neymar që po “flirton” me Barcelonën, një tjetër lojtar, simboli i kampionëve të Francës dëshiron të largohet në një tjetër skuadër.

E kemi fjalën për Kylian Mbappé, i cili sipas prestigjiozes Marca, nuk dëshiron të zgjasë kontratën që i skadon në vitin 2022, pavarësisht këmbënguljes së klubit.

Edhe pse 3 vite nga fundi i kontratës, PSG kërkon të blindojë sulmuesin për të larguar klube si Reali i Madridit që po qëndron pas dere për yllin francez.

Shkarkoni aplikacionin e A2