Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbyllën 23 QV në Mallakastër, 3 në pranga, në kërkim nënkryetari i Bashkisë

Nga A2 CNN
29 Qershor 2019, 09:45 | Kronikë
Mbyllën 23 QV në Mallakastër, 3 në pranga, në

2 punonjës të bashkisë së Mallakastrës dhe roja e një shkolle janë arrestuar për veprën penale “Pengim i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese, e kryer në bashkëpunim”.

Për të njëjtën vepër penale është shpallur në kërkim dhe nënkryetari i Bashkisë së Mallakastrës H.S. 38 vjeç. Në pranga kanë rënë shoferi i bashkisë së Mallakastrës D.D. 57 vjeç, punonjësi E.I. 39 vjeç dhe roja e një shkolle N.K. 58 vjeç.

Sipas policisë, këta shtetas kanë mbyllur dhe bllokuar 2 shkolla në qytetin e Ballshit dhe 21 të tjera në fshatra të cilat janë caktuar nga KQZ si qendra votimi për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë