Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Më në fund! Leclerc i jep një gëzim tifozëve të Ferrarit

Nga A2 CNN
29 Qershor 2019, 16:23 | Sporte të tjera
Më në fund! Leclerc i jep një gëzim tifozëve të

Përqafime, duartrokitje dhe lumturi në bokset e Ferrarit, a thua se nuk kanë ndodhur ato që kanë ndodhur në këto 4 muaj të Botërorit të Formula 1, i dominuar 100% nga Mercedesi.

Charles Leclerc arriti të marrë “pole position” në Çmimin e Madh të Austrisë, duke përsëritur vendin e parë që mori edhe në provat zyrtare të Bahreinit, aty ku një problem mekanik e pengoi të fitonte edhe garën.

Zhgënjim për Sebastian Vettel, Ferrari i të cilit do të niset nga vendi i 10 pasi në sesionin e tretë kualifikues, një problem me presionin e ajrit nuk e lejoi gjermanin që të realizonte xhiro të shpejtë.

Në vend të dytë do të niset Lewis Hamilton me Mercedes, i cili la pas Max Verstappen (Red Bull) dhe Mercedesin tjetër të Valteri Bottas.

A2 CNN Livestream

Dita jonë