Më shumë se 10 lëkundje sizmike në 24 orë në Korçë

Foto Arkiv

Mbi 10 lëkundje sizmike janë regjistruar që nga mbrëmja e së premtes deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës në rajonin e Korçës.

Epiqendrat e lëkundjeve sizmike kanë qenë rreth 16 km në juglindje të qytetit. Fatmirësisht lëkundjet kanë qenë me magnitudë nga 2.2 deri 3.7 të shkallës Rihter dhe nuk janë shënuar dëme.

Disa kohë më parë rajoni i Korçës u trondit nga disa tërmete të fortë të cilat shkaktuan dëme në dhjetëra shtëpi dhe 4 të lënduar. Fshati më i prekur nga tërmeti ishte Floqi ku u dëmtuan mbi 100 shtëpi.

Shkarkoni aplikacionin e A2