Meta, tjetër mesazh para zgjedhjeve… – A2

Meta, tjetër mesazh para zgjedhjeve…

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në “Facebook”, ka dhënë një tjetër mesazh para zgjedhjeve lokale të së dielës.

Meta uron një javë sa më të qetë dhe u bën thirrje të gjithëve të qëndrojnë sa më larg zhurmës dhe tensioneve.

“Të dashur miq!

Kënaqësi t’ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës.

Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të diel, por edhe të hënë. Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike”, shkruan Meta.

Shkarkoni aplikacionin e A2