Mjegulla në Sidney, ‘zhduken’ monumentet ikonë

Monumentet ikonë të Sidney-t u zhdukën gradualisht të shtunën. Për herë të dytë brenda muajit, mjegulla mbuloi të famshmen ‘Harbour Bridge’ dhe Shtëpinë e Operas duke shkaktuar gjithashtu vonesa dhe anulime të fluturimeve.

Një zëdhënës i aeroportit të Sidney, njoftoi se ishin anuluar 10 fluturime të brendshme, ndërsa ato ndërkombëtare kishin pasur vonesa.

Pasagjerët u udhëzuan të kontrollonin oraret e nisjes me kompanitë e tyre ajrore. Mjegulla zgjati deri në mesditë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2