
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, doli në një deklaratë për mediat duke akuzuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Kryeministrin Rama se kanë dhënë urdhër për presion ndaj banorëve të Dibrës për të votuar më 30 qershor.
“Dibra është prova më e qartë e dhunës shtetërore. Policë, njerëz me maska dhe uniforma shteti, janë bërë njësh për të dhunuar dhe terrorizuar qytetarët e Dibrës për të marrë pjesë në votimet moniste. Mbrëmë ka pasur vetëm protestues paqësorë, e vetmja që ka qenë në paligjshmëri ka qenë policie që ka goditur protestuesit paqësorë”, tha Paloka.
Më tej, Paloka theksoi se dhuna shtetërore organizohet nga e njëjta bandë që ka dalë edhe në përgjimet e “Bild”.