Përjashtimi i Milanit, rivali i Kukësit, Torino merr vendin e Romës

Dënimi i Milanit do të ndikojë edhe tek klubi shqiptar i Kukësit. Nënkampionët e vendit, nëse do të kalojnë turin e parë përballë Debrecenit, do të përballeshin me italianët e Romës, por këta të fundit do të ngjiten një pozicion më lart për shkak të përjashtimit të kuqezinjve.

Kështu, në rast kualifikimi, Kukësi do të luajë përballë Torinos që do të zërë vendin e Romës, si vendi i gjashtë në renditje. Skuadra e trajnerit Ernest Gjoka vijon ndërkohë përgatitjet në Ohër në kuadër të përballjes me hungarezët.

Këtë të shtunë, verilindorët kanë programuar një tjetër miqësore përballë Laçit me të cilët fituan në testin e parë miqësor, përpara nisjes për në Maqedoni.

Shkarkoni aplikacionin e A2