Rifiton pikë euro, ngjitet në 122.6 lekë – A2

Rifiton pikë euro, ngjitet në 122.6 lekë

Euro ka ndryshuar kurs, duke ndjekur një trajektore rritëse. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në mbyllje të këtij muaji valuta është ngjitur në kuotën e 122.6 lekëve.

Por, pavarësisht trendit pozitiv që ka shfaqur, nuk mund të flitet ende për një stabilizim të monedhës. Ekspertët kanë paralajmëruar se kjo e fundit do të qëndrojë në vlera të ulëta deri në fund të muajit shtator.

Megjithatë, një euro e dobët ka humbësit dhe përfituesit e saj. Eksportuesit dhe familjet që jetojnë me paratë e emigrantëve po e vuajnë më shumë rënien e fortë të valutës, ndërsa përfitues  nga ana tjetër janë importuesit dhe qeveria, e cila do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2