Shkodër, qendrat e votimit zhvendosen në zyra pune dhe ambiente private – A2

Shkodër, qendrat e votimit zhvendosen në zyra pune dhe ambiente private

Janë pesë qendrat e votimit në Shkodër që janë zhvendosur, për zgjedhjet vendore.

Tre që ishin parashikuar në shkollën 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ janë spostuar te godina e zyrës së punës. Përkatësisht qendrat e votimit 291, 292 dhe 293 nga shkolla, materialet janë dërguar në ambientet e zyrës së punës.

Spostohen gjithashtu edhe 2 qendra tjera të cilat ishin të pozicionuara në godinën e ujësjellësit, dhe kalojnë në godinën e postës.

Edhe në Bushat, KZAZ-ja e Vaut të Dejës që u dogj nga disa protestues u spostua në një subjekt privat, që sipas informacioneve shërben si lokal dasmash.

Ndërkohë, shkollat 9-vjeçare “Pashko Vasa” dhe “Ali Laçej” janë hapur me forcë, teksa zinxhirët janë këputur me darë.

Shkarkoni aplikacionin e A2