Trump fton Kim në takim përmes një statusi në “Twitter” – A2

Trump fton Kim në takim përmes një statusi në “Twitter”

Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaroi të shtunën në mëngjes se do të dëshironte të takohej me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un gjatë kësaj fundjave në zonën e demilitarizuar mes dy Koreve.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Penianit zyrtar i cili deklaroi së nëse ky takim do të zhvillohej do të ishte shumë domethënës.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ndodhet në Japoni për samitin e G20 dhe pritet të udhëtojë drejt Koresë së Jugut më vonë gjatë pasdites së të shtunës. Nëse Trump dhe Kim takohen, ky do të jetë takimi i tretë brenda vitit dhe i dyti në 4 muaj që pas atij të Vietnamit i cili përfundoi pa progres.

Njoftimi i takimit u bë përmes një mesazhi në Twitter ku Trump shkruante “Nëse lideri i Koresë së Veriut, Kim e shikon këtë mesazh i them që do të vij në zonën e demilitarizuar mes dy Koreve vetëm për t’i dhënë dorën dhe për ta përshëndetur”. Më vonë Presidenti amerikan iu tha mediave se ideja për të takuar Kim ishte momentale dhe më pas vendosi ta takojë.

Një zyrtar i Koresë së Veriut deklaroi se takimi i Trump dhe Kim në zonën mes dy Koreve do të ishte domethënës për avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2